UBT News

Pesë fakte rreth Bobbi Brown

Sot është një nga markat më të mëdha të bukurisë, e konsideruar një sharmante e trendeve të make up-it, Bobbi Brown është gruaja e cila ka vërtetuar se çdo gjë që prek e kthen në ar. Marka e saj sivjet feston 30 vjet sukses, por asgjë nuk ka qenë si sot…! Nga një artiste makeup-i ajo u kthye në krijuesen e një marke me emrin e saj!

5 mijë USD

Historia e saj nisi me plot 5 mijë dollarë në xhep. Bobbi Broën 30 vjet më parë hapi linjën e saj me vetëm 10 buzëkuqë të cilët u shitën menjëherë në Bergdorf Goodman, ndërsa sot ajo ka 242 produkte kryesore dhe fitime vjetore prej 60 milionë dollarësh. Çdo minutë 46 produkte të saj shiten sot kudo në botë.

Naomi Campbell

“Ishte kopertina ime e parë si një artist make-up dhe bëhej fjalë për “Vogue”. Isha e ngazëllyer, por edhe nervoze përballë Naomi Campbell. Ajo u tregua mosbesuese në fillim, por kur mbaruam më tha: Më jep një numër kontakti! Po jetoja momentin, i cili vendosi që në të ardhmen unë të kisha linjën me emrin tim.

Filozofia 

Qasja që ajo pati qysh në krye të herës ishte një pamje e shëndetshme dhe natyrale për make-up, duke bërë që në vitet tetëdhjetë, jo të gjithë ta përqafonin, por në fakt ajo ja doli. Kur kompania Estee Lauder bleu Bobbi Broën në 1995, pranoi të paguante me kushtin e vetëm që marka të ruante filozofinë e saj.

Vijëzuesi xhel

I konsideruar si produkti më revolucionar, por edhe më i shituri, Gel Eyeliner shitet për 25 euro, por sasia është aq e konsiderueshme, sa dy të tilla shiten çdo minutë, duke sjellë fitime marramendëse. Aspekti revolucionar konsiston në faktin se ky xhel kishte një jetëgjatësi dhe krijonte vijëzime natyrale.

Të thyesh tabutë

Kur boksieri legjendar Mike Tyson, vendosi të pozonte për një nga revistat e njohura, ai nuk donte të bënte make up. Brown e pyeti: Mike, ti më ke prekur me atë që bën, por ke nevojë për pak shkëlqim. Sigurisht ai e refuzoi në fillim, por ajo i tha: Më lër të prek, më lër t’i jap pak shkëlqim pamjes tënde! E Mike pranoi!/Bordo.al

Exit mobile version