Në shenjë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe për të festuar kulturën e pasur të saj, Berlini mirëpret Javën e Kulturës së Kosovës. Ky event do të nisë më 12 qershor 2024, në Kesselhaus në Kulturbrauerei, një hapësirë e njohur për ngjarje kulturore në zemër të qytetit.
Pika kulmore e kësaj jave të veçantë do të jetë koncerti jazz me këngëtaren dhe kompozitoren e njohur Vjollca Robelli Mripa dhe grupin e saj “Ajo”. Me prejardhje nga Kosova dhe e vendosur prej vitesh në Londër, Vjollca ka bërë emër në skenën ndërkombëtare duke sjellë muzikën shqipe në festivale prestigjioze. Zëri i saj unik dhe interpretimet e thella premtojnë një mbrëmje të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
Për të kompletuar atmosferën, DJ Galouchë, një artiste me prejardhje nga Kosova që jeton në Berlin, do të performojë para dhe pas koncertit. Me muzikën e saj të veçantë, DJ Galouchë do të krijojë një ambient të ngrohtë dhe të gjallë për të pranishmit.
Eventi do të fillojë në ora 18:00 me performancën e DJ Galouchë, ndërsa koncerti i Vjollca Robelli Mripa dhe grupit të saj “Ajo” do të fillojë në ora 19:00. Vendndodhja e eventit është Kesselhaus në Kulturbrauerei, Knaackstraße 97, 10435 Berlin.
Ky event premtues është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar kulturën dhe muzikën e pasur të Kosovës në një nga qytetet më dinamike të Evropës. Mos e humbisni këtë festë të veçantë të artit dhe muzikës!/UBTNews/