Më 23 korrik të vitit 1649, në Romë lindi Gjon Françesk Albani, i njohur më pas si Papa Klementi XI, i cili u bë papa i 243-të i Kishës Katolike për një periudhë të gjatë shërbyerjeje, nga 23 nëntori 1700 deri më 19 mars 1721.
![]()
Papa Klementi XI mori mbiemrin “Albani” për shkak të origjinës së tij shqiptare. Ai kreu shkollimin e tij të plotë në Romë dhe shpejt u ngrit në shkallët e karrierës kishtare për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshme. Ai përballi një papni të turbullt, duke u përpjekur të menaxhojë konflikte të mëdha ndërkombëtare që influencuan Europën në kohën e tij. Ndër to ishin konfliktet midis Francës dhe Spanjës, si dhe rreziku i sulmeve të mundshme armiqësore kundër papës.
Në veçanti, Papa Klementi XI u angazhua personalisht për fatet e popullit shqiptar. Ai organizoi Kuvendin e Arbërit në vitin 1703 dhe kontribuoi në botimin e aktet e tij në gjuhën shqipe dhe latinisht, një veprim i rëndësishëm për traditën letrare shqiptare. Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare, emri i tij mbeti në kujtesën kombëtare si një ndihmës i çmuar për rilindjen shpirtërore dhe kombëtare të Shqipërisë.
Papa Klementi XI vdiq në 19 mars 1721 në Romë, por trashëgimia e tij për historinë dhe kulturën shqiptare vazhdon të mbetet e shquar dhe e vlerësuar./UBTNews/