UBT News

​Përvjetori i lindjes së aktorit Aleksandër Moisiu

Më 2 prill 2025, kujtohet përvjetori i lindjes së aktorit të njohur Aleksandër Moisiu, i cili lindi në vitin 1879 në Trieste, me origjinë shqiptare. Ai është një nga emrat më të shquar në historinë e teatrit dhe kinemasë evropiane, i njohur për interpretimin e tij të paharrueshëm të disa nga rollet më të mëdha të letërsisë evropiane, nga tragjeditë antike greke deri tek krijimet bashkëkohore.

Karriera e tij nisi në moshën 19 vjeçare, kur u angazhua për herë të parë si “kompars” në skenën e Burgtheatër në Vjenë. Më vonë, ai vazhdoi karrierën e tij në teatrot e Pragës dhe Berlinit, ku u dallua për talentin e tij të jashtëzakonshëm, sidomos në rolet e Edipit Mbreti dhe Hamletit. Puna e tij në këto role e shndërroi në një figurë të njohur në skenat teatrale të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Në vitin 1935, në perëndim të jetës së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë italiane, e cila iu dha, ndërsa gjithashtu kërkoi edhe shtetësinë shqiptare, që mbeti i paplotësuar. Aleksandër Moisiu ndërroi jetë më 23 mars 1935 në Vjenë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike që vazhdon të nderohet edhe sot.

Karriera dhe jeta e tij ishin një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të tij për artin dhe kulturën, dhe ai mbetet një nga emrat më të mëdhenj të teatrit evropian./UBTNews/

Exit mobile version