UBT News

Përurohet shtëpia-muze e poetit Ymer Elshani në Korroticën e Poshtme

Shtëpia e poetit Ymer Elshani, i vrarë bashkë me familjen e tij dhe 46 civilë të tjerë gjatë Masakrës së Poklekut nga forcat paramilitare serbe, është shndërruar në muze në Korroticën e Poshtme të Drenasit.

Përurimi i shtëpisë-muze u bë në fillim të kësaj jave, duke krijuar një hapësirë që do të ruajë kujtesën historike dhe do të prezantojë jetën, veprën dhe trashëgiminë letrare të Elshanit, si dhe dëshmitë e një prej periudhave më të dhimbshme të historisë së Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, deputetja Saranda Bogujevci dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.

Shtëpia-muze pritet të shërbejë si institucion i kujtesës dhe pikë referimi për ruajtjen e së vërtetës historike dhe edukimin e brezave të ardhshëm.

Exit mobile version