Me sa duket, përtypja e çamçakëzit ka efekte pozitive në trupin tuaj. Ndër to përmirësimi i kujtesës, vëmendja, vigjilenca dhe vendosmëria.
Një studim thotë se njerëzit që përtypën çamçakëz, kishin 24% performancë më të mirë në testet e kujtesës afatshkurtër dhe 36% performancë më të mirë në testet e kujtesës afatgjatë.

Një studim tjetër thotë se përtypja e çamçakëzit ul stresin, sepse redukton nivelin e kortizolit, që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e reaksioneve të stresit./UBTNews