Autoritetet kanë identifikuar pesë nga gjashtë personat që u qëlluan për vdekje nga menaxheri i tyre në dyqanin Walmart në Virxhinia, të martën mbrëma. Më pas ai vrau veten.
Pesë nga viktimat u identifikuan si Lorenzo Gamble, Brian Pendleton, Kellie Pyle, Randall Blevins dhe Tyneka Johnson, sipas një njoftimi nga qyteti i Chesapeake të mërkurën. Në mesin e viktimave ishte edhe një 16-vjeçar, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur për shkak se ishte i mitur.
Gjashtë viktimat ishin të punësuar në Walmart, konfirmoi një zëdhënës i kompanisë për CNN./UBTNews/