500 punëtorët shëndetësorë kosovarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës, janë ftuar që nga kjo e hënë të paraqiten ne sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të injektuar dozën e dytë.
Të imunizuarit me AstraZeneca do të bëhen kosovarët e parë që do të “sigurohen” me dozën e dytë.
Mjekët thonë se kjo është lehtësim për ata teksa janë falënderues si për shtetin kosovar aq edhe për atë shqiptar.
Kreu i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka njoftuar se vaksinimi i dytë për stafin mjekësor do fillojë nga ora 12:30, ndërsa do t`i mbrojë edhe nga versioni i ri indian i virusit.
Imunizimi me kurën britanike sipas Sylës, do të bëhet sipas rendit nga vaksinimi i parë.