Papa Françesku e përshëndeti me dorë një burrë me kostumin e Spiderman-it në Vatikan të mërkurën, dhe ky “super moment” mori vëmendje në rrjete sociale.
Në tubimet e Vatikanit zakonisht e gjithë vëmendja është te Papa Françesku për shkak të gjesteve dhe sjelljes së tij.
Por, kohët e fundit, personazhi i famshëm ose një italian i veshur si superhero, në këtë rast, rrëmbeu vëmendje midis atyre që ishin rreshtuar gjatë takimit javor me Papën.
28-vjeçari Matteo Villardita, veshi kostumin e famshëm të superheronjve jo vetëm që të përshëndeste Papën, por edhe të gëzonte fëmijët e shtruar në spitalin pediatrik të Vatikanit.
Matteo ia zgjati dorën Papës dhe e përshëndeti atë. Ai i kërkoi Papës të lutet për të sëmurit dhe familjarët e tyre./UBTNews