UBT News

Përsëritet historia, Gana humb penalltinë kundër Uruguait

Në Kampionatin Botëror të vitit 2010, respektivisht në fazën e çerekfinales, Kombëtarja e Ganës e humbi penalltinë në ndeshjen kundër Uruguait, penallti ajo e cila mund ta kishte dërguar Ganën në gjysmëfinale.

Historia është përsëritur sot, ku Gana ka dështuar të kalojë në epërsi pikërisht kundër Uruguait e pikërisht nga penalltia.

Gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti në favor të Ganës, ku përsipër përgjegjësinë e morri Andre Ayew, i cili më pas dështoi që ta gjej golin.

Exit mobile version