Pretendime të rreme për mashtrim të rezultatit zgjedhor kanë qarkulluar në Francë pasi rezultatet e pasakta të balotazhit presidencial u shfaqën në televizion.
France 2 tha se kishte shfaqur shifra të pasakta në mbrëmjen e zgjedhjeve për shkak të një “gabimi kompjuterik”.
Transmetuesi gabimisht i ka atribuar 14.2 milionë vota fituesit Emmanuel Macron dhe 14.4 milionë Marine Le Pen. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, Le Pen i mbylli zgjedhjet me 13.3 milionë vota dhe vetëm 41.5% të votave.
Megjithatë France 2 ka kërkuar falje dhe tha se softueri i saj kishte numëruar gabimisht disa vota rajonale për Le Pen dy herë.
“Ky gabim, i vërejtur menjëherë, është korrigjuar më vonë”, ka thënë transmetuesi në Twitter.
Kujtojmë se sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Ministria e Brendshme franceze, Macron fitoi me 18.7 milionë vota (58.5%)./UBTNews/