Studimet më të fundit, thonë se enët e gjakut tek organizmi i një gruaje plaken më shpejt se ato tek trupi i një burri.
Sipas ekspertëve, procesi i plakjes së enëve të gjakut tek gratë nisë që në të tridhjetat.
Një gjë e tillë, nxit jo vetëm rritjen e tensionit të gjakut por edhe shfaqjen e shumë sëmundjeve të ndryshme që i kanosen zemrës.
Përse ndodhë kjo?
Një studim i publikuar në revistën Jama Cardiology zbuloi se tek gratë, tensioni i gjakut nis të pësojë luhatje që në moshë të re.
Për të arritur tek këto gjetje, studiuesit kanë analizuar të dhënat e matjes së tensionit të gjakut për 32,000 persona në harkun kohor të 43 viteve.
Pjesëmarrësit në studim ishin të moshave nga 5 deri në 98 vjeç.
Pas analizimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se ritmi i rritjes së tensionit të gjakut është ndjeshëm më i lartë tek gratë.
Arsyet për këtë janë të shumta dhe rëndom ka të bëjë me :
- Stresin,
- Mungesën e gjumit,
- Ndryshimet hormonale,
- Cilësia e jetës,
- Ushqyerja.
Gjetjet e këtij studimi kanë sfiduar përshtypjen e deritanishme se gratë janë më pak të rrezikuara nga sëmundjet vaskulare.
Ato ofruan fakte që konfirmojnë se sëmundjet vaskulare shfaqen më shpejt tek gratë dhe përparojnë më shpejt se tek burrat.
Katër ushqimet që gratë duhet të hanë çdo ditë
Në shëndetin e grave disa vitamina dhe ushqime të veçanta ndihmojnë organizmin në funksionimin e mirë të tij.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se cilat prej tyre duhet të zgjidhni.
- Arrat
- Perimet jeshile
- Bajamet
- Kumbullat e thata./agroweb.org