Përplasjet kanë vazhduar në jug të Libanit, edhe pse Izraeli dhe Hezbollah-u kanë pranuar një plan të mbështetur nga SHBA-ja për armëpushim të pjesshëm, raporton BBC.
Presidenti Donald Trump tha se të dyja palët janë pajtuar për ndërprerjen e luftimeve, ndërsa Libani njoftoi se Hezbollah-u ka pranuar të ndalojë sulmet ndaj Izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi marrëveshjen, por paralajmëroi se sulmet do të vazhdojnë nëse Hezbollah-u nuk ndalon sulmet ndaj qyteteve izraelite.
Gjatë natës, Hezbollah-u raportoi se ka sulmuar tanke izraelite në jug të Libanit, ndërsa ushtria izraelite tha se ka rrëzuar dy predha të lëshuara nga territori libanez. Po ashtu, autoritetet libaneze raportuan sulme izraelite në disa zona jugore të vendit./BBC/
