UBT News

Përplasja e vrimave të zeza konfirmon parashikimet e Ajnshtajnit dhe Hawking

Astronomët kanë zbuluar përplasje midis dy vrimave të zeza me detaje të papara, duke ofruar pamjen më të qartë mbi natyrën e këtyre çudirave kozmike dhe duke konfirmuar parashikimet e mbajtura prej kohësh nga fizikanët Albert Ajnshtajni dhe Stephen Hawking.

Ngjarja, e quajtur GW250114, u bë e njohur në janar kur studiuesit e vunë re përmes Observatorit të Valëve të Gravitetit të Interferometrit Laser, një grup prej dy instrumentesh identikë të vendosur në Livingston, Luiziana, dhe Hanford, Uashington, transmeton CNN.

Instrumentet zbuluan valë të gravitetit, valëzime në hapësirë-kohë të prodhuara nga dy vrima që përplasen. Kërkimi i valëve, fenomene të parashikuara më 1915 si pjesë e teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, është e vetmja mënyrë për të identifikuar përplasjet e vrimave të zeza nga Toka.

Ajnshtajni besonte se valët do të ishin të dobëta për t’u kapur nga teknologjia njerëzore, por në shtator 2015, LIGO i regjistroi për herë të parë, duke fituar më vonë Çmimin Nobel për tre shkencëtarë që dhanë kontribute kyçe në zhvillimin e këtij “teleskopi me vrima të zeza”.

Vrimat e zeza të zbuluara ishin secila rreth 30 deri 35 herë më e madhe se masa e Diellit dhe ato po rrotulloheshin ngadalë, tha Maximiliano Isi, një profesor asistent i astronomisë pranë Universitetin e Kolumbias e një astrofizikan në Qendrën për Astrofizikë Kompjuterike të Institutit Flatiron në Nju Jork.

Isi drejtoi një studim të ri për Bashkëpunimin LIGO-Virgo-KAGRA mbi të dhënat GW250114, të cilat u botuan në revistën Physical Review Letters.

“Vrimat e zeza ishin rreth 1 miliard vite dritë larg dhe ato po orbitonin rreth njëra-tjetrës në pothuajse një rreth të përsosur”, tha Isi. “Vrima e zezë që rezultoi ishte rreth 63 herë më e madhe se masa e diellit dhe po rrotullohej me 100 rrotullime në sekondë.”

Isi tha se vëzhgimi u jep shkencëtarëve një pamje të re në “dinamikën e hapësirës dhe kohës”.

Parashikimi i parë, i hartuar nga matematikani i Zelandës së Re, Roy Kerr, më 1963, ndërtohet mbi teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit e pohon se vrimat duhet të jenë objekte paradoksalisht të thjeshta, të përshkruara nga një ekuacion i vetëm.

“Po, vrimat e zeza janë misterioze, komplekse e kanë implikime të rëndësishme për evolucionin e universit,” tha Isi, “por matematikisht ne mendojmë se ato duhet të përshkruhen plotësisht vetëm nga dy numra. Gjithçka që duhet të dimë rreth tyre duhet të vijë nga sa e madhe është vrima e zezë – ose sa është masa e saj – dhe sa shpejt rrotullohet.”

Për të testuar këtë teori, studiuesit përdorën një veçori unike të përplasjeve të vrimave të zeza: një “zile” ose dridhjem si një zile që është goditur – që prodhon vrima e zezë përfundimtare.

“Nëse keni një zile dhe e godisni me çekiç, ajo do të tingëllojë,” vuri në dukje Isi. “Totali dhe kohëzgjatja e tingullit, karakteristikat e tingullit, ju tregojnë diçka rreth asaj se nga çfarë është bërë zilja. Me vrimat e zeza ndodh diçka e ngjashme – ato tingëllojnë në valë të gravitetit.”

Parashikimi i dytë i konfirmuar nga GW250114 është ai i bërë më 1971 nga fizikani Stephen Hawking, pohon se kur dy vrima të zeza bashkohen, sipërfaqja që rezulton duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se ajo e vrimave të zeza origjinale.

Exit mobile version