Ushtria ruse pretendon se ka mposhtur një përpjekje ukrainase për të marrë kontrollin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias.
Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, gjenerallejtënant Igor Konashenkov tha se forcat ukrainase përdorën 37 varka në një tentativë për të marrë nën kontroll uzinën në bregun e majtë të lumit Dnieper.
Konashenkov tha se forcat ruse penguan sulmin dhe shkatërruan palën e zbarkimit./UBTNews/