Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, ka dëgjuar për së afërmi hallet e zjarrfikësve të kryeqytetit.
Rama i quan heronj zjarrfikësit, teksa diskuton për hallet dhe vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë ata.
Kandidati për të parin e Prishtinës, u zotua për përmisimin e gjendjes së tyre.
Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:
Njerëz të përkushtuar por që ballafaqohen me mungesa të shumta.
Vizitova zyrat e zjarrfikësve të Prishtinës. Unë pata rastin të takoj njerëz të përkushtuar dhe në shërbim të qytetarit. Ata ndanë shumë nga historitë e veçanta që kishin përjetuar gjatë punës së tyre. Unë takova heronj.
Diskutuam me orë për vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë, sfida të cilat po e pengojnë efikasitetin e punës së tyre. Secili kishte ide të qarta se çfarë duhet bërë për përmirësimin e kushteve të vështira në të cilat punojnë.
Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë.