UBT News

Përparim Rama u drejtohet qytetarëve: Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë

Përparim Rama, fituesi i zgjedhjeve në komunën e Prishtinës, ka ndarë disa fotografi me bashkëshorten në llogarinë e tij në Facebook teksa kanë ecur rrugëve të kryeqytetit dhe kanë takuar qytetarë, shkruan UBT News.

Ai është kujdesur që edhe njëherë të falendëroi qytetarët që e votuan, ekipën dhe bashkëshorten e ti.

“Prishtina ime e zemrës! Kjo fitore është e jotja!
Sot fitoi secili banor, në qytet e në çdo fshat! Vota jote më fuqizon me privilegjin e të qenit Kryetar i Prishtinës, e që nuk është Kryetar veç i një tjetër komune, po i vetë kryeqytetit të Kosovës.

Të kryeqytetit, që ka zgjedhur zhvillimin dhe transformimin, dhe që duke qenë i krejt Kosovës, ka për ta llogaritë gjithë Kosovën në planifikimin e vet të gjithëmbarshëm komunal.

Kjo fitore nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të një mori njerzish që më besuan e më ndihmuan në sipërmarrjen time të fushatës.

I jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme ekipit tim të mrekullueshëm! Por nuk mundem pa e falënderu në veçanti, ma të dashurën time, Kristale Ramën, banoren më të re të Prishtinës, për besimin dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme.


Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar.

Sot fillon një epokë e re – ajo në të cilën ne të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes. Ju dua!”, ka shkruar Rama në postimin e tij./UBTNews/

Exit mobile version