Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim pianistin dhe dirigjentin e njohur italian, Mirco Roverelli.
Takimi u mbajt me rastin e koncertit që Roverelli do të mbajë sonte nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare.
Rama vlerësoi lart pjesëmarrjen e artistit italian në kryeqytet, duke theksuar se qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin një performancë të nivelit të lartë ndërkombëtar.
Ai tha se organizimi i ngjarjeve të tilla kulturore pasuron jetën artistike të kryeqytetit dhe sjell pranë publikut emra të njohur të skenës botërore.
/A.K/
