UBT News

Përmirësimi i sistemit të skemës sociale synohet me kredi prej 47 milionë eurosh

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar miratimin e Komisionit për këtë projekt, që kap vlerën e 47 milionë eurove.

“Me qëllim të projektimit të targetimit të asistencës sociale të familjeve në nevojë, ne si Ministri kemi nënshkruar marrëveshjen për financimin e projektit “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

“Vlera totale e projektit pritet te kap vlerën 47 milionë euro dhe i mundëson Qeverisë së Kosovës të përmirësojë efikasitetin e sistemit të asistencës sociale, ku përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë mjetet që shkojnë për asistencë sociale nga Qeveria”.

Avdullah Hoti nga LDK-ja, ka kritikuar ministrin Murati, me ç’rast ka thëne se në të kaluarën qeveritë kanë marrë kredi për investime kapitale, ndërkaq tani për skema sociale.

“Në të kaluarën ne kemi marrë kredi për investime kapitale, ndërsa tani po marrim per skrma sociale. Madje ju vet keni qenë më i zëshëm në këtë drejtim”, ka thënë Hoti.

Ndërsa ministri Murati, tha se projekti parasheh ngritje të kapaciteteve, reformim të skemës sociale, e cila është shumë diskriminuese.

Ndërkaq Mërgim Lushtaku nga PDK-ja, tha se mjetet e kërkuar për këtë projekt janë shumë të mëdha, raporton EO.

“Shuma 47 milionë euro po më duket shumë, sepse po flasim për një kredi e jo për një donacion, pra qëllimin e kuptoj dhe është shumë fisnik, por në pjesën e mjeteve të përdorura në këtë drejtim është shumë”, tha Lushtaku.

Exit mobile version