UBT News

Përmes tenorit Rame Lahaj, kënga shqipe jehon në Rusi

Tenori me origjinë nga Kosova, Rame Lahaj, ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh të ngrohtë dhe një ftesë të veçantë për të marrë pjesë në një nga momentet kulmore të përpjekjeve të tij për diplomaci kulturore.

Në një video të publikuar në Facebook, Lahaj u shpreh se ëndrra e tij e madhe ka qenë që kënga shqipe të dëgjohet e të çmohet në çdo cep të botës.

“Kam punu shumë që kanga shqipe me buqitë në çdo cep të botës, kudo ku shkel kambë e jemja”, ka shkruar ai mes tjerash.

Ai ka thënë se pjesa muzikore “Bishtalecja”, një interpretim i identitetit shqiptar, ka udhëtuar tashmë në katër kontinente gjatë viteve të fundit dhe do të prezantohet në mënyrë të plotë në Rusi, më 2 gusht, gjatë një gala mbrëmjeje të veçantë.

“Po shpresoj që po çmalleni me gjysmën e zemrës sonë, e cila jeton larg, në mërgim, por gjithmonë në zemrën tonë, verë e dimën. Mirë se ju ka pru i Madhi Zot!”.

Aktivitetet tjera të festivalit, ku merr pjesë edhe vetë, Lahaj ka thënë se do të jenë të hapura dhe pa pagesë, dhe për detaje të mëtejshme ka ftuar publikun të ndjekë faqet zyrtare të festivalit.

Exit mobile version