“Kjo ishte vetëm një mënyrë e vogël për të ndihmuar”, tha ikona e muzikës.
Dolly Parton ikona e muzikës e cila dhuroi 1 milion dollarë për të ndihmuar në financimin e zhvillimit të vaksinës COVID-19, ka ndihmuar në mbledhjen e 700,000 dollarëve tjerë për të siguruar ndihmë pas përmbytjeve shkatërruese në shtetin e saj, Tenesi.
Të mbledhura përmes donacionit të shitjeve të biletave nga Dollywood, si dhe atraksione të tjera, në fillim të tetorit, fondet shkuan drejtpërdrejt në organizatën e shërbimeve sociale United Way of Humphreys County.
Organizata u zgjodh me sugjerimin e Loretta Lynn, pasi një person në fermën e Lynn u zbulua se kishte vdekur në përmbytje, transmeton UBT News.
“Shpresoj që këto para të mund të përdoren mirë për të ndihmuar njerëzit me atë që kanë nevojë gjatë shërimit të tyre”, tha Parton.
Nga përmbytjet në Tenesi, më shumë se 20 persona raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 500 shtëpi dhe 50 biznese janë dëmtuar./UBTNews/