Detajet e fundit nga ngjarja katastrofike në kufirin mes Nepalit dhe Kinës konfirmojnë se situata në terren mbetet tejet kritike, ndërsa numri i viktimave dhe të zhdukurve vazhdon të rritet pas shembjes masive të akullnajës.
David Fisher, kreu i Kryqit të Kuq në Nepal, bëri të ditur se shumë zona në veri mbeten të izoluara totalisht. Urat dhe rrugët e shkatërruara nga ujërat e furishme e bëjnë të mundur ndërhyrjen vetëm përmes helikopterëve. Fshatra të tërë dhe tregje janë fshirë plotësisht nga dheu, ndërsa mijëra banorë kanë kaluar natën në qiell të hapur.
Ndërkohë, mes qindra të zhdukurve figuron edhe një grup prej të paktën 77 pelegrinësh ndërkombëtarë të fondacionit “Isha Foundation”. Lidhja me ta u shkëput papritur brenda një dritareje prej 10 minutash gjatë rrugëtimit të tyre krah Katmandusë. Në këtë grup ndodhen shtetas nga SHBA-ja, Australia, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera evropiane e aziatike.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në kushte tejet të vështira, ndërsa autoritetet lokale dhe organizatat ndërkombëtare frikësohen se bilanci i viktimave do të rritet ende gjatë orëve në vijim. /BBC/
