UBT News

Përmbysje epike e Barcelonës në ‘Da Luz’, Liverpool perfekt, Atletico mposht Leverkusenin

Në një përballje të pabesueshme, Barcelona arriti të shënonte një fitore të jashtëzakonshme 4-5 në fushën e Benfikës, pas një ndeshjeje të mbushur me emocione dhe ndryshime dramatike.

Pavarësisht se vendasit kryesuan me dy gola diferencë për pjesën më të madhe të ndeshjes, ‘blaugranat’ e kthenin gjithçka në fund, duke realizuar tri gola të shpejtë në minutat e fundit të ndeshjes. Benfica e mori epërsinë që në minutën e dytë me një gol të Pavlidis, dhe vazhdoi ta mbajë atë deri në minutën e 78, kur rezultati ishte 4-2. Megjithatë, një paraqitje heroike e Barcelonës në fund të takimit, me dy gola nga Lewandowskin (nga penallti), një autogol të Araujo dhe një gol të Eric Garcias dhe Raphinhas, mundësuan përmbysjen epike.

Me këtë fitore, Barcelona siguron një vend mes tetë ekipeve më të mira dhe avancon më tej në garën për titullin.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara, Liverpool vijoi serinë e fitoreve, duke mundur Lille-n 2-1, ndërsa Bologna realizoi një përmbysje të madhe për të mposhtur Dortmundin 2-1. Atletico Madrid vazhdoi formën e mirë, duke mposhtur Leverkusenin 2-1. Ndërkohë, ndeshja tjetër pa gola ishte ajo mes Club Brugge dhe Juventus, ndërsa PSV mposhti Crvena Zvezdën 2-3 në një ndeshje tjetër interesante./UBTNews/

Rezultatet e plota të ndeshjeve:

  • Atl. Madrid – Leverkusen: 2-1
  • Benfica – Barcelona: 4-5
  • Bologna – Dortmund: 2-1
  • Club Brugge – Juventus: 0-0
  • Crvena Zvezda – PSV: 2-3
  • Liverpool – Lille: 2-1
  • S. Bratislava – Stuttgart: 1-3

 

Exit mobile version