Një person ka mbetur i plagosur, pas një mosmarrëveshjeje mes pesë personave. Ngjarja ka ndodhur dje në Prizren.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
“Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë”, thuhet po aty.
Rasti është duke u hetuar.