Pas ndeshjes që u ndërpre në Ligue 1 në mes të Nice dhe Marseille, KD i ligës ka publikuar dënimet për skuadrat dhe lojtarët e përfshirë në këtë rrahje, që u inicua nga tifozët e ekipit vendas.
Kështu, ndeshja e ndërprerë më 22 gusht 2021 ka parë këto dënime.
Nice — i hiqen dy pikë,
Marseille — Alvaro Gonzalez suspendohet për dy ndeshje,
Marseille — Dimitri Payet suspendohet për një ndeshje,
Marseille — fizioterapeuti i klubit suspendohet deri në qershor 2022, pasi që grushtoi një tifoz,
Ndeshja — do të rizhvillohet, por pa tifozë.
E gjithë përleshja kishte nisur pasi që një tifoz kishte hudhur shishe në fushë, duke e goditur futbollistin Payet.
Ky i fundit ia kishte kthyer tifozëve shishen në mënyrë të njëjtë, prej ku tifozët marshuan drejt fushës dhe situata eskaloi.