Sezoni i Manchester United vetëm se shkon duke u përkeqësuar, ku tani raportohet se ka pasur përleshje mes dy lojtarëve gjatë seancës stërvitore.
Incidenti në fjalë ndodhi afër fundit të stërvitjes në bazën e tyre në “Carrington” këtë të enjte.
Ishte nevojitur që bashkëlojtarët e United të ndërhyjnë për t’i ndarë ata, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur.
Kjo gjë bëri që seanca stërvitore të përfundojë para kohe, me skuadrën që u urdhërua të kthehej në dhomën e zhveshjes pas incidentit.
Po ashtu, thuhet se ky incident i ka lënë lojtarët e tjerë të pakënaqur dhe të shtangur.