UBT News

Përkundër granatimeve, forcat ukrainase vazhdojnë ofensivën në lindje të Izium

Volunteers search for bodies of people, killed during Russia's attack on Ukraine, among remains of a building in the town of Izium, Kharkiv region, Ukraine September 26, 2022. REUTERS/Abdelaziz Boumzar TPX IMAGES OF THE DAY

Ushtria ukrainase po vazhdon ofensivën e saj kundër forcave ruse në lindje të Izium dhe ka çliruar pjesërisht fshatin Pisky-Radkivski, sipas zyrtarëve lokalë ukrainas.

“Fshati Pisky-Radkivski (vendbanimi i dytë më i madh në komunitet, ku rreth 2000 njerëz jetonin para luftës), është tashmë nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha këshilli i fshatit Borova në faqen e tij në Facebook.

Ai tha se ushtria ukrainase “po zbulon ende grupe ushtarësh rusë atje” dhe është në procesin e “pastrimit dhe çminimit”.

Forcat ukrainase aktualisht po vazhdojnë në veri përgjatë lumit Oskil drejt fshatit të pushtuar të Borovas, tha këshilli.

“Lufta është duke u zhvilluar”, tha ai. “Forcat e Armatosura të Ukrainës po largojnë armikun, por territoret e çliruara po vuajnë nga granatimet e armikut. Tingujt e shpërthimeve dëgjohen vazhdimisht nga veriu, lindja dhe jugu. Autoritetet e pushtimit u larguan nga komuniteti, pothuajse të gjithë bashkëpunëtorët gjithashtu u larguan”.

Sipas këshillit, disa banorë kanë mundur të evakuoohen, por shumë janë ende të strehuar në bodrumet e tyre./UBTNews/

Exit mobile version