Kroacia arriti një fitore të rëndësishme me rikthim kundër Malit të Zi, ku golin vendimtar e shënoi Ivan Perisic. Pas ndeshjes, lojtari foli për Sportmediaset, duke theksuar karakterin e ekipit të tij.
“Po, Kroacia është ende atje. Ne ndryshuam disa lojtarë, filluam dobët, por si zakonisht, treguam karakter, luftuam deri në minutën e fundit dhe fituam. Kjo është gjëja e rëndësishme,” u shpreh Perisic. Ai shtoi se bashkëpunimi i ekipit është çelësi i rezultateve të mira: “Në vitet e fundit, ne gjithmonë kemi treguar se jemi një ekip dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur rezultate të mira.”
Tutje, Perisic foli edhe për derbin e madh të Serie A mes Interit dhe Milanit, që do të zhvillohet këtë të dielë. “Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Interit. Tani kapiteni im, Modric, po luan për Milanin. Do ta shohim. Unë jam për Interin, ai është për Milanin. Do të shohim çfarë do të ndodhë të dielën,” tha kroati.
Kjo fitore vjen si një konfirmim i forcës së Kroacisë para Kupës së Botës, ndërsa vëmendja tashmë zhvendoset tek sfida e Serie A që pritet të jetë me shumë emocione./S.K/KP/
