Përfunduan tri përballjet e ditës së sotme në kuadër të javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës.
Lideri i tabelës, Ballkani “çaloi” në rrugëtimin drejt titullit kampion duke humbur tri pikë shumë të vlefshme në udhëtim te Malisheva e cila fitoi me rezultat të pastër 2 me 0.
Kampioni aktual Prishtina u njoftua me fitorën e parë në stinorin pranveror, e mposhti Feronikelin me tre gola të shënuar kurse ndeshja mes Ulpianës dhe Dukagjinit përfundoi 1 me 1.
Nesër zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të kësaj xhiroje, na pret derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit e mjaft interesante do të jetë edhe përballja e Llapit me Drenicen./UBTNews/