Dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës përfunduan.
Derbi i Anamoravës përfundoi në paqe me rezultat të barabartë 1 me 1, Gjilani me pikën e fituar ka vetëm një pikë më pak së Ballkani që është lider i tabelës aktuale me 48 pikë kurse Drita mbetet në pozitën e tretë me 42 pikë.
Edhe në Podujevë, llapjanët barazuan me drenicakët me rezultat 3 me 3. Llapi gjendet në pozitën e katërt me 40 pikë kurse Drenica në vendin e pestë me 32 pikë.
Xhiroja e 25-të do të zhvillohet në fundjavë./UBTNews/