Trepça ’89 mori edhe tri pikë të reja në ndeshjen kundër Vëllaznimit. Ishte mesfushori Rilind Nimani që shënoi të dy golat duke ia siguruar fitoren ekipit mitrovicas. Pas kësaj ndeshje, Trepça ’89 kryeson grupi A me 30 pikë, tetë më shumë se Vëllaznimi që gjendet në vendin e dytë.
Ndeshja mes Razmiz Sadikut dhe Flamurtarit u mbyll me rezultat 1 me 3.
Ramiz Sadiku zë vendin e pestë në tabelën e grupit B kurse Flamurtari të shtatin./UBTNews/