Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka pësuar një lëndim në muskulin e tij të majtë, dhe sipas “Sky Sport Italia”, ai do të mungojë dy ndeshjet e radhës në Serie A kundër Lecces dhe Genoas, duke u rikthyer në aksion në vitin 2024.
Kapiteni i “Nerazzurëve” u largua nga loja në humbjen 2:1 të Interit në Kupën e Italisë kundër Bolognas, raporton KosovaPress.
Ai iu nënshtrua testeve mjekësore mëngjesin e sotëm.
“Lautaro Martinez iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në Instituto Clinico Humanitas në Rozzano. Sulmuesi i Nerazzurëve ka pësuar një lëndim në muskulin e tij të majtë. Gjendja e tij do të monitorohet gjatë ditëve në vazhdim”, shkruhej në komunikatën e Interit.
“Sky Sport Italia” pretendon se Lautaro do të humbasë ndeshjet kundër Lecce dhe Genoa në Serie A, kështu që ai do të kthehet në aksion në janar të vitit 2024.