Masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon sot, pasi që nga 5 shtatori, kjo masë i ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë.
Me anë kësaj, Kushtetuesja vlerësonte se ndalimi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, dhe çdo procedurë e mëtejme për formimin e Qeverisë, mund të evitojë rreziqe apo dëme të pariparueshme që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore dhe nxjerrjen e vendimeve në kundërshtim me Kushtetutën.
Tutje, kjo gjykatë vlerësonte se në kuptim të përcaktimeve të Ligjit, ekzistojnë rrethana të interesit publik e që përfshijnë ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Kjo ndalesë ndërmarrë pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kontestoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit, rrjedhimisht votimin e nënkryetarit që i takonte komunitetit serb./S.K/EO/