Eddie Howe ka thënë se ai nuk e di nëse Allan Saint-Maximin do të jetë i gatshëm para fundit të sezonit aktual.
Saint-Maximin ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Newcastle United për shkak të një lëndimi në muskul, dhe është rikthyer në vendlindjen e tij në Francë për tretman këtë muaj.
Ka pasur shpresa se Saint-Maximin do të paraqitej në fitoren 6:1 të skuadrës së tij kundër Tottenhamit të dielën e kaluar.
Sidoqoftë, ai nuk ishte i gatshëm për atë ndeshje, dhe mungoi përsëri në fitoren 4:1 mbrëmë kundër Evertonit.
Ndërsa Howe insiston se nuk ka pasur ndonjë pengesë, ai e pranon që nuk ka garanci që 26 vjeçari që rikthehet për gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit.
“Ai nuk do të jetë i gatshëm për të dielën kundër Southamptonit. Ndoshta në ndeshjen pas kësaj, kundër Arsenalit, por nuk ka garanci në këto momente. Unë shpresoj që ai do të jetë i gatshëm para fundit të këtij sezoni, por me lëndimet në muskuj ka gjithmonë vend për shqetësime”, tha Howe.
“Ai nuk ka pasur ndonjë pengesë, vetëm i duhet ta ngrit më shumë përgatitjen fizike dhe të sigurohet se është plotësisht i gatshëm para se të rikthehet”, tha më tej Howe.
Nëse Saint-Maximin dështon që të përforcojë fizikun e tij, ka shanse se ai veçse e ka luajtur ndeshjen e fundit të këtij sezoni për klubin.