Manchester United ka vendosur që mos të nënshkruajë me Wout Weghorst në një marrëveshje të përhershme, me Erik ten Hag që ka bërë një listë prej katër opsioneve për sulmues këtë verë.
Sulmuesi i Burnley-t iu bashkua “Djajve të Kuq” në formë huazimi në muajin janar, dhe që nga ajo kohë ka shënuar vetëm dy gola në 18 ndeshje të zhvilluara.
Weghorst erdhi te United pas një periudhe të suksesshme me Besiktasin, ku arriti të shënoj nëntë gola në 18 ndeshje.
Holandezi tregoi paraqitje të mira edhe në Kupën e Botës në Katar, por ka dështuar të bind në “Old Trafford”, pavarësisht se po luan rregullisht në formacionin e Ten Hag.
Një sulmues i ri është prioriteti i United këtë verë, me Harry Kane të Tottenham si synimin kryesor të klubit.
Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen gjithashtu është një lojtar që pëlqehet nga Ten Hag, ndërsa Randal Kolo Muani i Eintracht Frankfurtit dhe Rasmus Hojlund i Atalantas që janë në listën e të dëshiruarve te United.