Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka dështuar të vazhdojë ëndrrën për medalje në Kampionatin Evropian të xhudos “Bulgaria 2022”.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha u mposht në fazën e repesazhit nga xhudistja çeke Vera Zemanova.
Me këtë humbje, Loxha përfundon garat në këtë Evropian pa medalje, ndërsa deri në fazën e repesazhit, xhudistja kosovare në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Bullgaria, Snezhana Gramatikova, në raundin e dytë shënoi fitore kundër Julia Kowalczyk të Polonisë, ndërsa në raundin e tretë u mposht nga Pauline Stark.