UBT News

Përfundon ëndrra e Botërorit për Ramosin, Spanja publikon listën e lojtarëve për “Katar 2022”

Kombëtarja e Spanjës ka bërë publike listën prej 26 lojtarëve të ftuar që do të jenë pjesëmarrës në Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

E çuditshme është mosprezenca e Sergio Ramos, ku për yllin e Paris Saint-Germain ka marrë fund ëndrra për të qenë pjesë e këtij Botërori.

Po ashtu, në këtë listë mungojnë edhe emra të tjerë të njohur si Thiago i Liverpoolit, David De Gea I Manchester United si dhe Gerrard Moreno i Villarrealit.

Të ftuar janë mesfushorët e Barcelonës, Gavi, Pedri dhe Sergio Busquets, si dhe dyshja e Manchester Cityt, Rodri dhe Aymeric Laporte.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga Spanja për në Botërorin “Katar 2022”.

Portierë: Unai Simon, Robert Sanchez, David Raya

Mbrojtës: Dani Carvajal, Cezar Azpilicueta, Eric Garcia, Pau Torres, Hugo Guillamon, Aymeric Laporte, Jordi Alba, Jose Gaya

Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri, Gavi, Carlos Soler, Marcos Llorente, Pedri, Koke

Sulmi: Yeremy Pino, Ferran Torres, Nico Williams, Alvaro Morata, Marco Asensio, Pablo Sarabia, Dani Olmo, Ansu Fati

Exit mobile version