Probleme për Kroacinë para ndeshjes së nesërme kundër Marokut, pasi që nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Josip Juranovic.
Bëhet e ditur se Juranovic nuk do ta luaj ndeshjen e fundit, respektivisht ndeshjen për vendin e tretë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Nesër me fillim nga ora 16:00 Kroacia do të përballet me Marokun për vendin e tretë.
Juranovic luajti 70’ minuta në ndeshjen kundër Argjentinës në gjysmëfinale, pavarësisht lëndimit që e kishte në muskulin e tij.
Ai do t’i rikthehet fushës brenda 10 ditëve, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të diskutohet e ardhmja e tij pasi që shumë klube janë të interesuara ta transferojnë atë.