UBT News

Përfundon aventura e Gjilanit në Ligën e Konferencës

Gjilani është eliminuar nga Liga e Konferencës nga skuadra e Progres Niedercorn.

Progres Niedercorn mposhti Gjilanin në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat solid 2:0.

Golat për mysafirët i shënuan Antoine Hanus-Mazure (minuta e 65’) dhe Walid Jarmouni (minuta e 90+1’).

Gjilani ishte me një lojtar më pak pothuajse gjatë tërë ndeshjes, pas ndëshkimit me karton të kuq të Egzon Sinanit në minutën e 14’.

Ndeshjen e parë të zhvilluar si mysafirë, Gjilani barazoi 2:2 me Niedercorn, kurse dje si vendas humbet 2:0 në “Fadil Vokrri”, dhe kështu eliminohet nga Liga e Konferencën në raundin e parë të fazës kualifikuese.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Progres Niedercorn.

Rezultati i përgjithshëm, 4:2 në favor të Progres Niedercorn.

Exit mobile version