Pas tetë ndeshjeve që përfunduan ku edhe mësuam skuadrat që siguruan kualifikimin tutje, kanë përfunduar edhe tre ndeshjet e mbetura në Kupën e Kosovës që ishin në fazën e vazhdimeve.
Pas 120’ minutave lojë, skuadra e Ramiz Sadikut ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Vushtrrisë, kurse në dy takimet e tjera u deshën penalltitë për ta vendosur fituesin.
Pas penalltive, Fushë Kosova e ka mposhtur skuadrën e Feronikelit, kurse 2 Korriku e ka eliminuar skuadrën e Trepçës ’89.
Ramiz Sadiku, Fushë Kosova dhe 2 Korriku janë tre skuadrat e fundit të cilat arritën të sigurojnë kualifikimin tutje për në Kupën e Kosovës.
Rezultatet përfundimtare të tre ndeshjeve të mbetura të Kupës së Kosovës i gjeni më poshtë.
Ramiz Sadiku 2 – 1 Vushtrria
Feronikeli 0 – 0 Fushë Kosova (me ndihmën e penalltive kualifikohet Fushë Kosova)
Trepça ’89 2 – 2 2Korriku (me ndihmën e penalltive kualifikohet 2 Korriku)