UBT News

Përfundojnë takimet e sotme në Kupën e Kosovës

Ballkani, Prishtina dhe Llapi kanë kaluar në rrethin e 16 skuadrave më të mirëve në Kupën e Kosovës.

Ballkani e ka mposhtur 1:0 Dardanën, ekipin e Ligës së Parë, Prishtina e ka shkatërruar 6:2 Kosovën VR, e cila bën gara në Ligën e Tretë, ndërsa Llapi e ka mundur 4:2 Onixin, skuadrën e Ligës së Parë, raporton Gazeta Express.

Në ndeshjet e tjera të fazës së 1/16 së finales, Flamurtari e mundi Drenasin 1:0, A&N fitoi mundshëm 5:1 kundër Kikës.

Besa, klubi i promovuar sivjet në Superligë, është befasuar duke u eliminuar nga Istogu me rezultatin 2:0.

Rezultatet e ndeshjeve të 1/16 të zhvilluara të mërkurën:

Flamurtari 1:0 Drenasi

A&N 5:1 Kika

Besa 0:2 Istogu

Onix 2:4 Llapi

Kosova VR 2:6 Prishtina

Dardana 0:1 Ballkani

Exit mobile version