UBT News

Përfundojnë punimet e stadiumit që do të jetë nikoqir i Kupës së Botës

Punimet në stadiumin “AL Rayyan”, kanë përfunduar, aty ku do të zhvillohen shtatë ndeshje të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Inaugurimi i stadiumit do të bëhet më 18 dhjetor, po atë ditë kur edhe do të hidhet shorti, që do të jetë edhe data kur do të mbahet finalja e madhe e kompeticionit më të madh për ekipet kombëtare.

Kapaciteti i stadiumit është 40 mijë vende, por që në situatën në të cilën jemi ne, pritet që të përgjysmohet në 20 mijë vende.

Ky stadium pritet të jetë nikoqir i shtatë takimeve të kampionatit botëror, i cili do të filloj me 21 nëntor dhe do të zgjas deri më 18 dhjetor 2022, ku do të kulmoj në po këtë stadium me finalen e madhe të Kampionatit botëror 2022./UBTNews

Exit mobile version