Negociatat mes delegacionit ukrainas dhe atij rus kanë zgjatur sot një orë e gjysmë dhe tani po vazhdojnë në formatin e grupeve të punës.
“Takimi zgjati nga ora 10:30 deri në orën 12:00, me delegacionet zyrtare, pastaj erdhën përsëri grupet e punës. Sot do të punojmë gjithë ditën”, tha një anëtar i delegacionit ukrainas dhe kreu i fraksionit SN, David Arahamiya, i cituar nga agjencia UNIAN.
”Dy vendet duan të fillojnë bisedimet”, tha sot në mëngjes, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak.
“Grupet e punës së të dyja palëve kanë punuar intensivisht kohët e fundit”, tha ai.
Bisedimet e nivelit të lartë të paqes u mbajtën të hënën e kaluar.
Podoliak beson se pozicioni i Moskës po bëhej “më i arsyeshëm” dhe ”më realist”.
Ai nuk dha detaje të tjera.