UBT News

Përfundoi xhiroja e 21-të në BKT Superligën e Kosovës

Sot ishin dy takimet përmbyllëse të javës së 21-të në BKT Superligën e Kosovës.

Derbi mes Drenicës dhe Prishtinës u mbyll pa fitues me rezultat 0-0 kurse në ndeshjen mes Gjilanit dhe Dukagjinit u shënuan tre gola nga penalltia, dy për vendasit dhe një për mysafirët.

Prishtina pas kësaj jave renditet e gjashta me 25 pikë, Drenica e pesta me 28 pikë, Gjilani vendoset në vendin e dytë me 42 pikë dhe Dukagjini në vendin e parafundit me 18 pikë.

Java e 22-të do të zhvillohet në fundjavë./UBTNews/

Exit mobile version