UBT News

Përfshihen nga zjarri rreth 42 ari grurë në Podujevë pas ndezjes së mbeturinave

Një sipërfaqe prej rreth 42 ari arë e mbjellë me grurë është djegur plotësisht në Podujevë si pasojë e një zjarri që dyshohet se nisi nga pakujdesia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin. Sipas informacioneve të para, dyshohet se flakët janë shkaktuar pasi dikush ka ndezur disa mbeturina në afërsi të arës.

Në konsultim me prokurorin kompetent, Policia e Kosovës ka inicuar rastin si “Zjarrvënie” dhe ngjarja tashmë ndodhet në procedurë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve. /E.A/

Exit mobile version