Është Olivier Giroud zgjidhja për sulmin e Milan. Sulmuesi i Chelsea pritet të mbërrijë në Milano për të bërë vizitat mjekësore dhe për të firmosur më pas për dy vite me kuqezinjtë.
Londinezëve, Milani do t’i paguajë vetëm2 milionë euro, 1 milion menjëherë dhe pjesën tjetër në formë bonusi.
Giroud do të largohet nga Milano pas prezantimit dhe do të rikthehet më 26 korrik nën urdhrat e Stefano Piolit. Francezi pritet të formojë një dyshe të frikshme në sulm bashkë me suedezin, Zlatan Ibrahimoviç.