UBT News

Perfomanca e Anxhelës po konsiderohet si një nga më të mirat e Shqipërisë në Eurovizion

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, këngëtari Ardit Çuni, që është pjesë e ekipit të Anxhela Peristerit në Rotterdam, e konsideroi performancën e saj në Eurovizion si më të arrirën në karrierën e Anxhelës. Ndoshta ka të drejtë, jo për zërin, pasi dihet aftësia e Anxhelës për të kënduar live, por edhe për paraqitjen skenike në tërësi.

https://www.instagram.com/p/CPG6kwDj2ei/?utm_source=ig_web_copy_link

Veshja e Anxhelës nuk ishte ndonjë risi e jashtëzakonshme. Fustane në formën e truporeve përdoren nga pothuajse të gjithë këngëtaret që performojnë live në skena të rëndësishme, si J.Lo apo Beyonce. Që do të thotë se Anxhela ngjan si Beyonce, por jo – nuk e ka kopjuar, për sa kohë është një veshje e zakonshme në garderobën e këngëtareve.Pse perfomanca e Anxhelës po konsiderohet si një nga më tëSACHA JEAN-BAPTISTE

Çfarë i dha efektin e duhur performancës qenë mungesa e back-vokaleve, mungesa e balerinëve dhe efektet skenike mbrapa siluetës së Anxhelës. Ajo bashkëpunoi me koregrafen suedeze dhe artisten për performancat skenike, Sacha Jean-Baptiste. Nisur nga përvoja me disa artistë të njohur, Sacha diti si ta sillte më së miri performancën e Anxhelës. Sa për informacion, Sacha Jean-Baptiste qëndron pas disa paraqitjeve dinjitoze, si:

Nina Sublatti – “Warrior, Eurovizion 2015

Eleni Foureira – “Fuego”, Eurovizion 2018

Iveta Mukuchyan – “Lovewave”, Eurovizion 2016

“Anxhelës nuk i duheshin balerinët. Ajo e krijoi atmosferën vetë. Kënga ishte e fuqishme dhe në shqip,” shkruan dikush në YouTube. “Jam shumë i lumtur që Shqipëria vazhdon dhe përfaqësohet me këngë në gjuhën shqipe, pa i përkthyer në anglisht, sepse është  më bukur dhe më interesante kur përfaqësohesh me kulturën tënde,” shton një tjetër.

Zgjedhja e koreografes për të mos patur balerinë në skenë nuk është aspak rastësore. Vetë kënga flet për karmën, kështu që kjo është arsyeja pse ajo këndon e vetme në skenë. “Më pëlqen fakti që është vetëm në skenë. Është vetëm ajo. Pa të dashur, pa miq,” shkruan një i huaj në YouTube.

Në pjesën më të madhe të komenteve, njerëzit vlerësojnë qasjen ndaj detajeve tradicionale shqiptare. “Një këngë me instrumente tradicionalë, elementë etnikë, gjuhë amtare, zë i fuqishëm, ritëm dramatik, goditje të forta. Gjithë çfarë kërkoj nga një baladë e mahnitshme në Eurovizion. Punë e paqme Shqipëria,” lexohet në një tjetër koment.

Ka më shumë se 3,700 komente në videon e performancës së Peristerit. Ne shkuam deri në gjysmën e tyre dhe s’gjetëm një koment të vetëm negativ. Nuk besojmë se gjysma tjetër do të jetë ndryshe. Në shumë komente të njerëzve të huaj, fansa të Eurovizionit, shkruhet se Shqipëria është e nënvlerësuar.

Exit mobile version