UBT News

Përfaqësuesja e Kosovës nis përgatitjet për sfidat vendimtare

Përfaqësuesja A e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës. Dardanet zhvilluan seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj.

Me përkushtim maksimal dhe motivim të lartë, futbollistet kosovare po punojnë intensivisht për sfidat vendimtare që i presin në këtë fazë të garave.

Kosova do të përballet me rivalin direkt, Kroacia, më 5 qershor në Prishtina, në një ndeshje që mund të jetë përcaktuese për renditjen finale në grup. Më pas, Dardanet do të udhëtojnë drejt Gjibraltari, ku do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues.

Të bashkuara, të vendosura dhe krenare për fanellën shtetërore, vajzat dardane synojnë ta mbyllin këtë rrugëtim me paraqitje të mira dhe rezultate që do t’u mundësonin ta ruajnë pozitën e parë në renditje.

Exit mobile version