UBT News

Përfaqësuesja e Kosovës në kickboks me paraqitje të shkëlqyer në “Turkish WAKO World Cup”

Përfaqësuesja e Kosovës në kickboks ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në turneun ndërkombëtar “Turkish WAKO World Cup”, ku morën pjesë afro 3 mijë garues nga 43 shtete të botës.

Për suksesin e sportistëve kosovarë ka reaguar edhe ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, i cili vlerësoi paraqitjen e tyre, duke theksuar se ata dëshmuan talent, disiplinë dhe potencial të madh për konkurrim në arenën ndërkombëtare.

Në mesin e rezultateve më të mira u veçua Art Dulaj, i cili fitoi medaljen e artë në kategorinë Full Contact pas tri fitoreve me nokaut, duke e ngritur flamurin e Kosovës në majën e podiumit.

Po ashtu, Artor Mehmeti dhe Nart Mehmeti fituan medalje të bronzta, pasi arritën deri në fazën gjysmëfinale të garës.

Vlerësime mori edhe gjyqtari ndërkombëtar Albin Musa për përfaqësimin profesional të Kosovës në këtë turne prestigjioz.

Ministri Gashani theksoi se institucionet do të vazhdojnë mbështetjen për sportistët kosovarë në rrugën drejt sukseseve të reja ndërkombëtare.

Exit mobile version