UBT News

Përfaqësuesja e Kosovës në boks udhëton drejt Zagrebit për turneun “Grand Prix”

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka udhëtuar sot drejt Zagreb për të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Grand Prix”, i cili do të mbahet nga 18 deri më 21 maj 2026.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, ndërsa në këtë garë Kosova do të përfaqësohet me tre boksierë: Bashkim Bajoku në kategorinë 55 kilogramë, Zenel Hasani në kategorinë 65 kilogramë dhe Taulant Jakupi në kategorinë 90 kilogramë.

Ekipi kosovar do të udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Turneu “Grand Prix” konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të boksit në rajon dhe pritet të mbledhë sportistë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës.

Exit mobile version